Marjan IVEZAJ, arkitekt

Bashkëpunëtor profesional

E mail: mivezaj@codesign-arch.com

Marjani ka studiuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë, Tiranë (Shqipëri). Përkushtimi dhe përfundimi me sukses i projekteve të para i ka siguruar atij një besueshmëri të lartë në mesin e ekspertëve në Kosovë. Përvojën e ka fituar duke punuar për kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare me ngritje progresive të përgjegjësive dhe arritje të rezultateve. Puna e tij në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës përfshin: projektimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve arkitektonike, planeve urbane, planeve rregulluese dhe infrastrukturës rrugore. Ka qenë pjesë e stafit mbikëqyrës për ndërtimin më të rëndësishëm dhe investimin kapital më të madh në Kosovë – Ndërtimi i Autostradës Morinë – Merdare (824 milion euro). Aktualisht është pjesë e stafit mbikëqyrës për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit (600 milion euro). Eksperiencën shumëvjeçare teorike dhe praktike e transmeton te brezat e ardhshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve si staf i rregullt akademik në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë – Prishtinë, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinorë dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Është pjesë përbëre e CO-DESIGN, që nga viti 2013.