Visari ka studiuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë. Mban titullin Master i shkencave në Arkitekturë dhe Dizajn Urban (Mcs.) në Universitetin Polis (Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave Urbane) Tiranë, Shqipëri. Visari ka një përvojë të gjerë në sferën e arkitekturës dhe dizajnit urban, si pjesë përbërëse e shumë zyrave të projektimit që nga viti 2004. Që nga themelimi i Studios për Arkitekture dhe Dizajn Urban CO-DESIGN në vitin 2012, si bashkëthemelues, sot ai është përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Strategjisë së Funksionimit dhe Strategjisë së Veprimit të po kësaj studio.